“Ferma VIP”, Dijonisi rrëfen detaje nga jeta në Angli: Isha pa letra, më kanë rënë flokët nga streset
Dijonis Biba ka rrëfyer pak nga qëndrimi i tij në Angli dhe rikthimi në Shqipëri. Ai e konsideroi si një periudhë mjaft stresuese qëndrimin në shtetin anglez, ku thekson ndodhej aty ilegalisht.
Në një bisedë me fermerë të tjerë me nota humori ai tha se i kanë rënë flokët nga stresi, ndaj edhe ka bërë transplant.
“Flokët me kanë rënë nga Anglia, uji i keq dhe streset. Kush shkon në Angli, i bien flokët. Unë jam shumë i ri për të më rënë”, tha ai.
Pjesë nga biseda mes fermerëve:
Floriani: Je kthyer përgjithmonë?
Dijonisi: Nuk e di varet
Floriani: A i ke letrat?
Dijonisi: Jo, jam pa letra. I kam pas, por më janë djegë
Roberti: Edhe në Angli pa letra ke ndenjur?
Dijonisi: Po
Ditea: Sa gjynah, të janë djegur / Vizionplus Tv