Bota

E TRISHTË! Po stërvitej me skuadrën dhe humb ndjenjat, ndërron jetë futbollisti 24-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolivi, te klubi i divizionit të parë, Real Santa Cruz.

Futbollisti 24-vjeçar, Guillermo Denis Beltran humbi jetën pas një arresti kardiak në stërvitje me skuadrën.

Mediat e huaja shkruajnë se kolumbiani humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Pavarësisht të gjithë përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ia doli dhe humbi jetën në klinikë.

Po stërvitej normalisht dhe në një moment u rrëzua në tokë pasi humbi ndjenjat. U përpoqën shumë që ta përmendnin, por humbi jetën në klinikë”, tha kapiteni i Santa Cruz.

Beltran shënoi 1 gol në 21 ndeshje për Real Santa Cruz në kampionatin bolivian. Ai iu bashkua këtij grupi vitin e kaluar. Ndërkohë karrierën e tij e filloi në Atletico Nacional të Kolumbisë./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button