5 mijë dollarë për sulmin në Moskë, zbulohet dëshmia e një prej të arrestuarve: Më kontaktoi…
Margarita Simonyan, drejtuese e agjencisë së lajmeve RT të kontrolluar nga shteti rus, ka publikuar një video tre minutëshe në Telegram që tregon një nga të dyshuarit për sulmin në Moskë duke u marrë në pyetje.
Regjistrimi tregon të dyshuarin me origjinë nga Taxhikistani duke thënë se ai qëlloi njerëzit në sallën e qytetit Crocus të Moskës “për para”.
Ai tha se udhëtoi për në Rusi nga Turqia pasi u kontaktua nga në Telegram për pjesëmarrjen në sulm, për të cilin u pagua gjysmë milioni rubla ose rreth 5,400 dollarë
I pyetur se nga kush u kontaktua, ai tha se nuk e dinte dhe se kur është kontaktuar nuk ka pasur emër apo detaje të tjera, por tregoi se personat që e kontaktuan siguruan edhe armatimet.
Shërbimi rus i sigurisë FSB pretendon se ka arrestuar 11 persona në lidhje me sulmin në Moskë, duke përfshirë katër persona që morën pjesë drejtpërdrejt në sulm.
Policia: “Çfarë bëre në Crocus?”
I dyshuari: “Njerëzit”.
Policia: “Për çfarë?”
I dyshuari: “Për para. Gjysmë milion rubla.”
Policia: Ku i keni marrë armët?
I dyshuari: “Armët i kanë dorëzuar vetë”.
Policia: “Kush janë ata?”
I dyshuari: “Nuk e di. Kanë shkruar nga Telegram pa emër, pa asgjë.”/OraNews