Sport

“Të dëgjoja zhurmën e 75 mijë tifozëve…”/ Asllani tregon emocionet e golit të parë me Interin

Për gati dy vjet tek Inter nuk kisha shënuar ende dhe kjo më rëndoi pak”

Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani, i intervistuar nga portali VTrend, ka folur për hapat e tij të parë në botën e futbollit dhe për emocionet pas golit të parë me fanellën e zikaltërve, në atë ndeshje ndaj Xhenoas.

Teksa sot në mbrëmje do luajë në miqësoren e Shqipërisë me Kilin, ai ka folur për klubin italian, teksa tha se ishte e pabesueshme e gjitha atmosfera pas shënimit të atij goli.

“Emocioni i golit të parë në San Siro? Të dëgjoja zhurmën e 75 mijë tifozëve, duke parë dashurinë e djemve në fushë dhe atyre në pankinë që erdhën për të më përqafuar, ishte e pabesueshme. Ishte vërtet një emocion i papërshkrueshëm. Për gati dy vjet tek Inter nuk kisha shënuar ende dhe kjo më rëndoi pak. Kur pashë topin të shkonte në portë, nuk kuptoja më asgjë: ishte vërtet e papërshkrueshme” – u shpreh Asllani.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button