Bota
Persona të maskuar hapin zjarr në një sallë koncertesh në Moskë, 12 të vrarë dhe 35 të plagosur
Një incident me të shtëna ka ndodhur në një sallë koncertesh në Moskë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” pranë Moskës.
Lajmin për sulmin e ka konfirmuar agjencia ruse e lajmeve të premten duke cituar shërbimet e urgjencës.
Sipas agjencisë së lajmeve RIA, të paktën tre persona të maskuar hapën zjarr duke vrarë 12 persona dhe plagosur 35 të tjerë. Agjencia e lajmeve TASS raportoi për një shpërthim dhe një zjarr në ndërtesën ku ndodhën të shtënat./OraNews