Bota

Masakra në Rusi me 40 të vrarë, reagon BE: Jemi tronditur! Dënojmë çdo sulm kundër civilëve

Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin terrorist që tronditi Rusinë mbrëmjen e sotme ku një grup personash hapën zjarr ndaj qytetarëve që po ndiqnin një koncert

Në reagimin e bërë, zëdhënësi për Punët e Jashtme të BE-së, Peter Stano shprehet se Bashkimi Europian dënon çdo sulm kundër civilëve si dhe shpreh ngushëllimet për rusët e prekur nga sulmi i rëndë. 

“Bashkimi Evropian është i tronditur dhe i tmerruar nga lajmi i sulmit terrorist në sallën e qytetit Crocus të Moskës. Bashkimi Evropian dënon çdo sulm kundër civilëve. Mendimet tona shkojnë tek të gjithë qytetarët rusë të prekur”– shkruan Peter Stano në rrjetin social “X”. /Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button