Life Style

Kujt i shkonte në mendje?! Vedati dhe Roela qenkan lidhur pas ‘Përputhen’

Vedati dhe Roela, të njohur për publikun nga sezoni i fundit i “Për’puthen”, kanë vendosur ta bëjnë publike lidhjen e tyre romantike.

Pas trekëndëshit të famshëm mes tyre dhe Alba Pollozhanit, duket se marrëdhënia e Vedatit dhe Roelës ka evoluar përtej emisionit.

Tashmë, çifti ka zgjedhur të ndajë momente të ëmbla nga lidhja e tyre në rrjetet sociale, duke konfirmuar se janë bashkë që prej përfundimit të programit.

Edhe më herët, gjatë transmetimit të sezonit të kaluar të ‘Përputhen’, Roela pranoi para të gjithëve se kishte shkuar në intimitet me Vedatin, por kjo gjë u mohua nga konkurenti dhe video u kthye në virale në rrjet.

Mesa duket gjithçka paska qenë e vërtetë dhe jo vetëm kaq, por çifti tanimë kanë zyrtarizuar lidhjen e dashurisë. Epo, urime!/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button