Lajme

Arben Malaj për projektin në Sazan: Investimet, të mirëpritura, por duhet kujdes për natyrën dhe transparencë!

Arben Malaj thotë se projekti i kompanisë së dhëndrit të Donald Trump për Sazanin, është një invsetim i mirëpritur nëse respektohet natyra dhe ka transparencë. Kjo pasi shfrytëzohet një aset që sot është i fjetur. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Malaj tha se duhet të ndiqen të gjitha procedurat, duke filluar nga një analizë për sigurinë kombëtare, duke qenë se Sazani është ende në planin e përhapjes si një aset ushtarak. 

“Kur pasuritë e fjetura i fut në qarkullim ekonomik… Problemi që kanë është raporti me natyrën dhe procesi i transparencës. Është aset. Jemi në kohën që themi mirësevini, do investim, por pastaj do të shohim se nuk do të kemi aq shumë mundësi për të përzgjedhur. Procesi i përzgjedhjes ka të bëjë me eksperiencën, në këtë rast i menaxhimit të fondeve. E dyta, garancia për burimet financiare. Aktualisht, ky është projekti potencial i Sazanit.

Ne e dime që ky aplikim bëhet për të marrë status të veçantë, prandaj ka përputhje në kohë midis domosdoshmërisë për të përmirësuar ligjin dhe fillimin e dhënies së liçensave.

Kam parasysh shqetësimin për Sazanin, por mendoj, që të mos ndodhë si në Sarandë dhe hapi i parë të nisë nga Këshilli i Sugurimit Kombëtar”, tha Malaj./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button