“Shiko sa i mirë është Romeo”/ Heidi nuk përmbahet: Do të shkoja vetëm ta…
Ndonëse të ndarë prej disa ditësh, duket se Heidi Baci ka ende ndjenja për Romeo Veshajn
Heidi Baci dhe Romeo Veshaj krijuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”. Por gjërat mes tyre nuk shkuan mirë dhe vendosën që të ndaheshin.
E ndonëse të ndarë prej disa ditësh, duket se Heidi ka ende ndjenja për aktorin e humorit.
Mëngjesin e sotëm, teksa po shikonte Romeon, Heidi i tha Ilnisa Agollit se do kishte shumë dëshirë që t’a përqafonte atë.
Atij i ka rënë bateria”– i tha gazetarja duke qeshur, megjithëse Heidi tregoi se e ka marrë shumë malli për Romeon.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Bo, shiko sa i mirë që është Romeo
Ilnisa: Atij i ka rënë bateria
Heidi: Jo, sa më merr malli. Uaaaa, vdiqa. Do të shkoja vetëm ta përqafoja tani/gsh