Lajme

Ndërtimi i Portit të Durrësit/ Rama: Kemi pasur dy opsione për financim! Ushtarakun po lobojmë ta ndërtojë NATO, kurse tregtarin…

Kryeministri Edi Rama thotë se ndërtimi i Portit tregtar në Durrës do të financohet nga shteti.

Sipas tij, ka pasur dy opsione, e para t’ja jepnin të huajve, por që shteti nuk do ishte pronare dhe opsioni i dytë ta investojë vetë shteti.

Kurse për portin ushtarak, kreu i qeverisë u shpreh se po lobojnë që ta financojë NATO.

““Porti do të jetë fitimprurës për shqiptarët. Porti tregtar i Durrësit nuk është spostuar nga atje ku ishte thjesht për ti hapur rrugë për ta kthyer në një nga marinat më të bukura të Mesdheut. Jo për këtë, por sepse është një turp në mes të Evropës. Ai port është një burim ndotje, ndryshku, shëmtie. Ku shkarkon e ngarkon lloj-lloj gjërash mu në zemër të qytetit. Ai port duhej hequr një orë  e më parë nga ai vend.

Porti i ri tregtar i Porto Romano është një investim i një rëndësie strategjik e jashtëzakonshme për Shqipërinë.  Do të ketë komponente ushtarake si një bazë e NATO, e para bazë e ndërtuar në Evropë për këtë qëllim në këtë kohë. Tek financimi i portit, i cili është një port që lidhet me dy porte të tjera të thata një në Përbishtin një në Maqedoninë e Veriut. Me vendet e tjera do të krijojmë një akses shumë  më të shpejtë, pasi sot kalon gjithçka nga porti i Selanikut. Ne në Shqipëri na është dashur që të mos i linim qytetet të bëheshin kazerma. Kjo është çështje vizioni. Ne i kemi mundësit financiare. 

Tek ndërtimi i portit kemi pasur dy opsione. I pari që t’ja jepnim, ta nxirrnim në tender dhe të thoshim kush i huaj të vijë dhe ta  investojë, por shteti nuk do ishte pronar dhe opsionin ta investojmë vetë pjesën e portit tregtar, kurse ushtarakun po lobojmë që ta investojë NATO”,tha Rama në emisionin “Opinion”./panorama

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button