Ish banorja e BBV ironizon hapur Romeon për Heidin!/ Rikthen në rrjet Donaldin dhe Beatrix nga BBV1
Çifti Romeo-Heidi janë padyshim çifti më i komentuar i këtij sezoni, brenda lojës së BBV.
Me gjithë ndarjet, bashkimet, momentet mes tyre çifti ka tërhequr vëmendjen e të gjithë, ku një pjesë i mbështesin dhe pjesa tjetër e shohin gjithë këtë situatë si ‘lojë’.
Një ndër këto është edhe aktorja Monika Lubonja, ish banore e BBV1, së bashku me Donaldin dhe Beatrix.
Së fundmi, aktorja ka postuar një video në Instastory ku ka risjellë një bisedë të ish-çiftit Donald-Beatrix, të cilën e ka krahasuar me një bisedë të çiftit Romeo-Heidi, duke ironizuar kështu hapur aktorin.
“Copy-paste”- shkruhet në videon e postuar nga Monika Lubonja, ndërsa fjalët e të dy vëllezërve në BBV1 dhe BBV3 drejtuar partnereve të tyre kanë qenë: “unë për ty bëhem gjak“/OraNews