Sport
Panik në mes të ndeshjes, tenisti humbet ndjenjat dhe bie në tokë
Tenisti francez, Artur Kazauks u detyrua të tërhiqej nga përballja me Harold Majot, pasi gjatë setit të tretë humbi ndjenjat.
Teksa ishte duke u përgatitur për të pritur shërbimin e kundërshtarit, Kazauks ra pa ndjenja në tokë duke shkaktuar panik te të pranishmit, raportojnë mediat e huaja.
Menjëherë ndërhynë mjekët, ndërsa arbitri lajmëroi fundin e sfidës duke i dhënë fitoren Majot.
Besohet se një nga shkaqet kryesorë që francezi humbi ndjenjat të jenë edhe temperaturat e larta në Miami, teksa në momentin që po zhvillohej ndeshja, termometri shënonte 31 gradë celcius./Pamfleti