Një hap pranë Luftës së Tretë Botërore’, koloneli Demiraj: Qëllimi i Putinit të prishë rendin botëror
Koloneli Dritan Demiraj thotë se jemi të rrezikuar nga një Luftë e Tretë Botërore. Ai u ndal edhe tek satelitët hapësinore duke shpjeguar se vetëm tre shtete kanë kapacitete për të goditur satelitët dhe ato janë Kina, SHBA dhe Rusia.
“Data 24 shkurt 2022 është fillimi i luftës së tretë botërore. Lufta “Proxi” nënkupton mbështetjen e faktorëve shtetërore ose jo shtetërorë ku përfshihen shtetet e mëdha me mbështetje financiare dhe sisteme armatimi, por duke qëndruar vetë jashtë saj. Kjo luftë po ndodh mes dy vendeve, Iranit dhe Hesbollahut”, u shpreh Demiraj.
Lidhur me luftën në Ukrainë dhe luftën në Lindjen e Mesme ai tha se kanë lidhje përfitimet e presidentit Putin.
Ka një lidhje për përfitimet e presidentit Putin. Por nëse flasim për Hamasin, momenti kur u sulmua Izraeli, ishte pasi një marrëveshje midis Arabisë Saudite dhe Izraelit ishte shumë afër. Dhe shpërtheu sulmi për të prishur këtë marrëveshje, sipas meje”, tha koloneli.
Gjatë kësaj interviste ai u ndal edhe tek deklaratat e Presidentit francez Emmanuel Macron për të futur trupat e NATO-s në Ukrainë, si edhe kundërpërgjigjet e ashpra ndaj presidentit rus Vladimir Putin
“Marrëdhëniet e të gjithë presidentëve francez me liderët e Federatës Ruse kanë qenë shumë të mira. Çdo gjë ka ndryshuar pas dështimit të mbështetjes së Perëndimit ndaj operacioneve në Ukrainë dhe kur “Ëagner” filloi largimin e të gjithë kompanive të arit, të naftës. Dy ditë më parë në Niger presidenti kërkoi edhe largimin e atyre dy baza që kanë qenë për luftë. Politika e jashtme dhe diplomacia ruse në Afrikë vazhdon të jetë e suksesshme. Janë dhjetëra miliarda dollarë që humb në vit dhe shumë materiale të tjera dhe miliardat që kanë dhënë si asistencë ushtarake edhe vetë Franca, sepse armët e para të Ukrainës të përdorur kanë qenë të dhënë nga vetë Franca”,u shpreh Demiraj në ABC News.
Gjithashtu ai shtoi se shmangia e Aleancës Rusi-Kinë, është jetike, pasi sipas kjo shton edhe më shumë rrezikun. Qëllimi i presidentit rus është që të prishë rendin botëror, kryesisht në Europë./Pamfleti