Cili grupim është më interesant, i mjekëve apo aktorëve?’/ Ja si përgjigjet Mevlan Shanaj në A Show
Mjeshtër i madh, artist i merituar, Mevlan Shanaj, i ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur për jetën e tij nëpërmjet fotove ndër vite, që nga shkolla fillore deri në ditët e sotme.
Pyetjes së Krastës, se kush grup njerëzish është më interesant, ai i grupeve të mjekëve apo ai i aktorëve, Shanaj u shpreh se mjekët sigurisht, pasi sakrifikon në çdo orë të ditës të natës, në çdo pikë ku ndodhet është në shërbim të njeriut.
Pjesë nga intervista:
Krasta: Çfarë kategorie, nëse ti sot bën një përshkrim mes grupit të mjekëve të cilët dinë të bëhen edhe arrogantë edhe mendjemëdhenj, problematik dhe aktorëve. Kush janë më interesante si grupime?
Shanaj: Mjekët sigurisht! Mjeku sakrifikon, aktori është egoist, ka ndryshim shumë të madh. Mjeku sakrifikon në çdo orë të ditës të natës, në çdo pikë ku ndodhet është në shërbim të njeriut. Aktori është i vështirë, aktori do veten./SYRI.net