Akuzat për ngacmim seksual, vëllai i Egla Cenos flet për herë të parë: Unë personalisht jam…
Ajo do të më ketë përkrahë, do i qëndroj gjithmonë pranë. Këto janë tema që prekin gjithë shoqërinë tonë”
Mëngjesin e kësaj të mërkure ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” vëllai i Egla Cenos, Beso Ceno. Në një lidhje “Skype”, ai foli për herë të parë për lojën e motrës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Por jo vetëm kaq, pasi Beso u ndal gjithashtu edhe tek akuzat e Eglës për ngacmimin seksual kundër Saimir Kodrës.
Lidhur me akuzat kundër Saimir Kodrës dhe deklaratat e Eglës, Beso u shpreh:
Nuk isha në dijeni të kësaj, kam parë shumë pak video. Sepse jam deri vonë në darkë i zënë. Unë personalisht jam një djalë i larguar herët nga Shqipëria. Jam pak tradicional, më shumë se rinia ime. I mbështes shumë kauzat e femrave, edhe për shkak të Eglës. Kam mësuar shumë prej saj. Duhet të kesh informacione para mbi të tilla gjëra dhe nuk mund të flas shumë. Ajo do të më ketë përkrahë, do i qëndroj gjithmonë pranë. Këto janë tema që prekin gjithë shoqërinë tonë”./gsh