ShowBiz

U arrestua në Big Brother, paralajmërohet rikthimi i Liamit në shtëpinë e famshme?

Liam Mandiaro u arrestua një ditë pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania 3.

Policia ekzekutoi një vendim gjykate të shkurtit 2022, që dënonte konkurrentin me 2 vjet e 6 muaj burg.

Në një njoftim të Policisë, thuhet se ai përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat.

Ndonëse la papritur shtëpinë, në Big Brother u diskutua edhe mundësia e rikthimit të tij.

Në një postim të ri në faqen zyrtare të Big Brother, lë të dyshohet se Liami mund të kthehet sërish.

Ata kanë shtjelluar disa nga pikat, të cilat do të diskutohen sonte (e martë) gjatë spektaklit.

“Sot në “Big Brother Vip”

Liam Mandiaro rikthehet në shtëpinë e Big Brother?

Një rrëfim i papritur nga Egla ka tronditur opinionin publik. Çfarë do të thotë ajo për akuzat e ngritura?

Kush do të largohet mes Eglës dhe Rikes?

Lideri i ri përballë një zgjedhjeje të vështirë!

Një surprizë emocionuese për Françeskën!

Shumë debate të tjera…”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button