Nuk u ftua nga Kosova, Ermal Krasniqi shijon pushimet me gruan në Barcelonë
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Ermal Krasniqi, po shijon disa ditë të mira pushimi.
Ai si destinacion ka zgjedhur Barcelonën, ndërsa është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Laura.
Kjo vjen pasi futbollisti nuk u ftua në ndeshjen e dardanëve me Armeninë që do të mbahet më 22 mars, e vetëm katër ditë më vonë edhe me Hungarinë.
Veç Krasniqit, nuk u ftua as Qëndrim Zyba dhe top shënuesi i Superligës, Muhamet Hyseni.
“Të gjithë futbollistët janë në vëzhgim tonin. Edhe ata që i përmendët janë pjesë e rëndësishme e Kosovës, por për këto dy ndeshje kemi vendosur për këta futbollistë që janë në listë. Dera është e hapur për të gjithë dhe edhe atyre do t’iu vije mundësia në grumbullimet e ardhshme”, ishte shprehur Franco Foda.
Ermali dhe Laura nga ana tjetër së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë. /Telegrafi/