ShowBiz

“Kuçedër me 6 kokë të tjera”/ Egla i përgjigjet Ilnisës: Unë jam një artiste

Kur kam bërë klipin hyrës kam thënë me shaka ‘mos fusni shumë njerëz se…’”

Vëllai i Madh ka vendosur mbrëmë dy vajzat që janë në nominim, Egla Cenon dhe Rike Roçin, përballë banorëve të tjerë të shtëpisë, ku këta të fundit u kanë drejtuar pyetje të ndryshme.

Në një moment, Ilnisa Agolli i thotë aktores së njohur që ‘në këtë edicion është prezantuar si një vajzë që ka një personalitet të shumëfishtë’. Madje gazetarja e cilësoi si ‘kuçedër me 6 koka’, për të cilën Egla tha se nuk e ka emërtuar vetën kështu.

Ceno shpjegoi deklaratën e saj në klipin prezantues, ku ka thënë se ka ‘7 apo 8 personalitete’.

Pjesë nga biseda:

Ilnisa: Je prezantuar në këtë edicion si një vajzë që ka një personalitet të shumëfishtë, që do të thotë e përkthyer në shtatë copë

Egla: Jo. 7 do ti?

Ilnisa: Kështu e kemi dëgjuar në 66 ditë që ti je një kuçedër me 6 koka të tjera, le të themi

Egla: Jo, nuk jam emërtuar si kuçedër, këtë po e bën ti tani.

Ilnisa: Këto 6 kokat e tjera kanë një karakter të ngjashëm me këtë Eglën e parë të 66 ditëve apo do të na i prezantosh pas të mërkurës nëse shansi dhe fati është në krahun dhe kahun tënd. Do na i prezantosh dalëngadalë apo e ke në formë më të përshpejtuar shansin e fundit që mund të të jepet mendoj unë?

/Egla: Nuk e kam prezantuar ndonjëherë veten si kuçedër me 6 apo 7 koka. Këtë term po e dëgjoj për herë të parë nga ty. Nëse po ma ngjit ti është puna jote. Unë jam një artiste nëse ti nuk je në dijeni, një aktore. Kur kam bërë klipin hyrës kam thënë me shaka ‘mos fusni shumë njerëz se 7 a 8 i kam unë’. Jam referuar shumë gjërave, të cilat nuk po rri ti shpjegoj se nuk kam dëshirë./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button