E akuzoi për ngacmim seksual, Saimir Kodra i reagon banores së Big Brother: Shihemi në Gjykatë
Aktorja dhe aktualisht banore e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, ka bërë një deklaratë të fortë pak ditë më parë.
Ajo u shpreh se një personazh televiziv që del çdo mbrëmje në ekran e ka ngacmuar seksualisht.
Artistja shqiptare iu referua prezantuesit Saimir Kodra, për një ngjarje të ndodhur disa vite më parë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe moderatori i emisionit investigativ “STOP”, Saimir Kodra, i cili deklaratën e Eglës e quajti një skenar të shëmtuar.
Ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë Cenon, ndërsa i shpreh se e ka paditur penalisht për këtë deklaratë.

“Keni vënë re se aty zihen për flokësh, zihen me nënë e me babë. Pse më përmend mua babën që është jashtë. Ndërkohë që unë nuk jam as nëna e as baba e asnjërit. Nuk dua t’i përgjigjem asaj se e vetmja përgjigje kësaj aktoreje të dobët, të një skenari po kaq të dobët të ndërtuar në atë format, do i përgjigjet ajo dhe unë në Gjykatë”, u shpreh ai.
Kodra theksoi: “Nga sot kjo deklaratë e saj është në gjykatën Penale. Ajo, si e ka ajo, Ceno duhet të sjellë prova materiale që të vërtetojë që, këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një pune të ofruar”. /Telegrafi/
