“Desh më ndau nga gruaja”/ Rozeta Dobi flet për unazën që dyshohet se i vodhi Ervin Karamuços
Pas arrestimit të Dobit, Karamuço denoncoi dhe rastin e tij publikisht
Rozeta Dobi doli sot para gjykatës së bahsku me djali ne saj, nël idhje me akuzat për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish-zyrtares së qeverisë, Alda Klosit.
Megjithatë, ajo u pyet edhe në lidhje me një unazë, që eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço pretendonte se ia kishte vjedhur kur Dobi shkonte për të pasruar në shtëpinë e tij. Nga ana e saj, pastruesja ditën e sotme është shprehur se ajo nuk ka asnjë lidhje me unazën e Karamuços.
“Unë s’kam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços”, është shprehur Rozeta Dobi.
Pas arrestimit të Dobit, Karamuço denoncoi dhe rastin e tij publikisht, teksa tregoi se e kuptoi që kishte rënë pre e grabitjes në momentin që djali i Rozeta Dobit, Havier Dobi doli para gjykatës për masë sigurie dhe ky i fundit kishte veshur bluzën e djalit të tij.
“Gjatë kohës që ka dalë djali i saj, aty kemi kuptuar që është vjedhur dhe një bluzë në shtëpinë tonë. Ishte bluza e djalit dhe ai ma çoi me foto, më tha: ‘O ba kjo është bluza ime tha’. I thashë lëre. E kishte veshur aty kur po merrte masën e sigurisë. I thashë lëre bluzën se do thotë e kam blerë në dyqan dhe nuk do t’ia dalim dot ta marrim bluzën mbrapsht. Mbylle këtë histori i thashë njëherë e mirë. Dhe nuk u morëm më.
Unë e kam kërkuar unazën diku në shtator të vitit 2022, për shkak se leva shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza. Filloi edhe një debat në shtëpi: ‘Ku e ke unazën’. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë. Do bëja një status dhe do të thosha se ‘pastruesja që desh më ndau nga gruaja’. Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj (Rozeta Dobit). Vajta bëra një deklarim në polici që e njihja si send. Ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht” u shpreh eksperti më shumë se një vit më parë.
/gsh