Life Style

Rrugëtimi i Shqipërisë në Eurovizion, Kleart Duraj: Duhet të shkojmë në këngë shqip…

Ditën e sotme, në studion e lajmeve “Ora News”, ishte Kleart Duraj, ish-kryetari i delegacionit të Shqipërisë në Eurovizion, për të folur në lidhje me eksperiencën e Shqipërisë në të gjithë këto vite, që nga viti 2004 e deri më sot dhe gjithashtu duke u ndalur tek përfaqësimi i këtij viti i Shqipërisë në Eurovizion.

“Unë në shijet e mia jam i mendimit që gjithmonë duhet të shkojmë në këngë shqip. Unë mendoj që duhet të jemi origjinal. Kënga është shqiptare, sepse kompozitori i këngës është shqiptar. Kemi pasur shumë përfaqsime që kanë përfaqësuar shqip si Rona Nishliu, Eugent Bushpepa, Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri. Kështu që nuk besoj se përbën ndonjë diferenc të madhe gjuha”, tha Duraj në lidhje me ndryshimin e këngëve. / Nga Lili Saraçi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button