Mbyllja e hetimeve për “Sterilizimin”, Ilir Beqaj shkon në SPAK, po i komunikohet akuza për…
Tre ditë më parë Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, dhe Prokurorët ua komunikuan akuzat të pandehurve dhe 8 personave që janë proceduar më herët.
Gazetari Edison Vatnikaj raporton se edhe mëngjesin e sotëm akuza për “Shpërdorim detyre” po i komunikohen edhe ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt.
Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë: Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu.
Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shpërdorim detyre, e kryer në bashkëpunim.
Kujtojmë se për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”./Nga Edison Vatnikaj