ShowBiz

Po bëni skenare me Sarën për të shitur koncertet e tua!

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka, është shprehur tepër dyshues lidhur me situatën e krijuar mes Sara Gjordenit, Bardhit dhe menaxherit të këtij të fundit, ku thuhet se nuk kanë një raport aspak të mirë.

Ronaldo e ka cilësuar këngëtarin një “Luizinjo”, duke ju referuar fituesit të BBV2, Luiz Ejlli, pasi ka ndjekur disa strategji të tij, duke filluar sipas Ronaldos nga lyerja e flokëve, gjetja një partnereje shumë shpejt, edhe deklaratës që i tha Sarës “je nëna e fëmijëve të mi”.

Po ashtu ish-banori, gjatë diskutimeve në “BBV Fun Club”, është ndalur edhe tek dalja e Bardhit papritur nga BBV dhe “sherret” e pretenduara nga Sara Gjordeni me menaxherin e Bardhit, duke i konsideruar si “skenare të mirëfillta showbizi”.

Ronaldo ngriti dyshime se e gjitha kjo sipas tij, po bëhet për të shitur koncertet dhe klipet e këngëtarit gjatë verës.

“Sa i përket historisë, a kemi o Bardhi një skenarë të inskenuar nga ju të tre, ti Sara dhe Jetmiri (menaxheri i Bardhit), për të shitur koncertet dhe klipet e tua gjatë verës? Se të hedhesh menaxherin që ti thua që i je mirënjohës për suksesin që kë, vetëm se ka bërë tre story për Sarën, mua nuk më qëndron”, u shpreh Ronaldo.

Ndërsa Bardhi, i pyetur rreth hatermbëtjeve të tij me menaxherin, refuzoi të jepte një arsye, duke thënë “është shumë personale dhe nuk doja ta flisja publikisht”.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Unë nuk mendoj që bardhi ka qenë një lojtar i dobët i shtëpisë, siç është shprehur Sara unë e kam parë Bardhin si një Luizinjon, duke ndjekur të gjitha strategjitë. Lyerja e flokëve, gjetja një partnereje shumë shpejt, edhe një deklaratë që jashtë duhet vite e muaj, që i the Sarës “je nëna e fëmijëve të mi”. Madje mendoj që ti Bardhi e nxore Sarën nga shtëpia, duke e ditur që ajo kishte tentativa për tu futur në banjo duke mos e ndaluar. Sa i përket historisë, a kemi o Bardhi një skenarë të inskenuar nga ju të tre, ti Sara dhe Jetmiri (menaxheri i Bardhit), për të shitur koncertet dhe klipet e tua gjatë verës. Se të hedhesh menaxherin që ti thua që i je mirënjohës për suksesin që kë, vetëm se ka bërë tre story për Sarën, mua nuk më qëndron.

Bardhi: Nuk e shpjegova pse nuk kam fol me të, thash që thjesht nuk kam fol. I jam shumë mirënjohës çfarë ka bërë për karrierën time. Atë ditë Sarën nuk e kam ndaluar sepse ishin në një lojë, dhe po luanim, kjo ka dashtë me vetë dëshirë që dua ta bëj.

Ronaldo: Po ti e di që në të tillë raste del, dhe mund ta shpëtoje partneren tende, unë mendoj se ti ke luajtur. Unë besoj se është skenar. Nuk dua të dyshoj tek shëndeti i nënës, por është një skenar i mirëfilltë shoëbiz-i dhe bravo u qoftë. Pse Sara duhet t’i thoshte dyshimet e saj, nga doli ajo, mos i ka thënë Jetmiri.

Bardhi: Po kishte dyshime të tjera.

Moderatorja: Cila është arsyeja e hatërmbetjes mes teje dhe menaxherit tënd, Jetmirit?

Bardhi: Atë besoj është shumë personale dhe nuk doja ta flisja publikisht./gijotina

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button