Aksident i trefishtë në Tepelenë, ndërron jetë një i moshuar, dy të plagosur rëndë
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Tepelenë me pasojë vdekjen.
Tri automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur papa pak minutash në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Një automjet duke ardhur në drejtimin jugor ka humbur kontrollin dhe si pasojë dhe është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin ne drejtim të kundërt.
Rrjedhimisht ka ngelur i vdekur në vend një prej drejtuesve të mjeteve të përfshirë në aksident ndërkohë që janë lënduar tre të tjerë.
Keta të fundit janë përcjellë për në Spitalin e Gjirokastrës për tu trajtuar. Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë si pasojë e shiut./OraNews