ShowBiz

“Vajza mbështet nënën e saj”/ Vëllai Ilnisës zbulon çfarë mendon e bija për marrëdhënien me Meriton Mjekiqin

Një nga lidhjet më të komentuara këtë sezon të “Big Brother VIP”, është ajo e Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit, të cilën i ndan një diferencë moshe prej 9 vitesh. 

Së fundmi, vëllai i Ilnisës, Kevi Agolli dha një intervistë përballë moderatores Ester Bylyku në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ku zbuloi shumë të vërteta.

Ndër të tjera, ai i ka dhënë përgjigje pyetjes më të shpeshtë të publikut.

PJESË NGA BISEDA

Ester Bylyku: Vajza Ilnisës, patjetër që e mbështet nënën e saj, por çfarë mendon ajo për Meritonin?

Kevi Agolli, vëllai i Ilnisës: Fokusi i saj, por dhe i joni si familjarë është te Ilnisa, nuk është se kemi një mendim konkret për situatat që Ilnisa kalon në shtëpi, sepse situata ka plot. 

Situata me Meritonin ka tërhequr vëmendje sepse është e tillë për shkak të pëlqimit që kanë për njëri-tjetrin. 

Por vajza nuk është se ka një mendim fiks për Meritonin. Fokusi i saj është vetëm Ilnisa dhe mënyra se si ajo përpiqet dita e ditës të shuajë mallin për të./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button