Lajme

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, si i shpëtoi 3 atentateve Gentjan Bejtja? Ish-polici i burgjeve i përfshirë në vrasjen e Dritan Lamajt dhe zhdukjen e Enver Stafukës

Gentjan Bejtja, ish-polic burgjesh, u ekzekutua pasditen e sotme  me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Larushk, por ky ishte atentati i katërt që bëhej ndaj tij.

Bejtja mësohet se nuk kishte shkelur në banesën e tij që prej muajit korrik të vitit të kaluar, pikërisht kur iu bë edhe atentati i fundit, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino, si dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Në momnetin e ngjarjes në banesën e ish-policit ka qenë vetëm e ëma, pasi  familjarët janë larguar jashtë vendit.

Edhe vetë Bejtja kishte kërkuar më herët azil në Norvegji fillimisht dhe më pas në Suedi, por kërkesat e tij ishin refuzuar.

E shkuara e Gentian Bejtjas

Më 4 korrik të vitit të kaluar, pak pas mesnate, Betjas iu bë atentat në fshatin Larushk, ku si pasojë mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazon Sino dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Gentjan Bejtja u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka edhe mbrëmjen e 9 Janarit 2022.

Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Bejtja mbeti i plagosur në krah.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, me targë “AA 020 BH”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

Ai arriti t’i shpëtonte atentatit për shkak të sasisë së vogël të eksplozivit të vendosur, çka më pas, hetuesit e cilësuan si një paralajmërim.

Gjithashtu, Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Enver Stafuka rezulton i zhdukur prej 9 vitesh. Ai u rrëmbye jashtë ambienteve të një lokali dhe s’dihet asgjë për fatin e tij.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Enver Stafukës

Ai u zhduk mbrëmjen e 8 shkurtit në vitin 2015 nga disa persona të veshur si policë.

Enver Stafuka ndodhej në lokal me Gentjan Bejtjën, Ramazan Rrajën, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja dhe Durim Bamin.

Ata mbërritën rreth orës 19:23 dhe 21 minuta më pas, i pari që del nga lokali është Ramazan Rraja, i cili largohet me makinë. Vetëm një minutë pas tij, nga lokali po me nxitim, del Enver Stafuka. Këto janë momentet e fundit përpara rrëmbimit.

Persona të veshur si policë, të cilët po e prisnin, kanë dalë nga automjeti i tyre dhe i kanë thirrur në emër.

Fillimisht ata e kanë shtyrë dhe më pas e kanë lidhur. Ndërsa një makinë afrohet dhe katër personat e fusin Enver Stafukën në brendësi të automjetit.

Kur kanë kaluar 8 vite nga zhdukja e tij, ende nuk dihet asgjë për fatin e babait të 4 fëmijëve./panorama

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button