Bota

Mbërrin në brigjet e Gazës, e para anija me ushqime – ndihma e parë nga deti

Ndihmat për Gazën kanë arritur në brigjet e saj, duke shënuar kështu dërgesën e parë nëpërmjet rrugëve detare. Anija e parë në Gaza i ka shkarkuar furnizimet në breg.

Është anija spanjolle Open Arms që u nis nga Qiproja të martën me 200 ton ushqim të nevojshëm, shumë të nevojshëm për Gazën, për të cilën OKB thotë se është në prag të urisë.

Videot e postuara në internet tregojnë një vinç duke ngritur arkat nga maunia dhe ngarkuar nëpër kamionë që prisnin në një bankinë të ndërtuar me qëllim.

Kjo  shënon fillimin e një prove për të parë nëse dërgesat detare janë efektive, pasi dërgesat ajrore dhe tokësore u rezultuan të vështira.

Është “World Central Kitchen” e cila furnizoi  me keto ushqime dhe e kreu misionin në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe për të dorëzuar ngarkesën me oriz, miell, bishtajore, perime të konservuara dhe proteina të konservuara.

Gaza nuk ka një port funksional, kështu që një bankinë që ngrihet nga vija bregdetare u ndërtua nga ekipi i shoqatës në fjalë.  Se si do të shpërndahet ushqimi në Gaza mbetet e paqartë.

Themeluesi i World Central Kitchen, kuzhinieri i famshëm José Andrés, shkroi në X (ish-Tëitter) se e gjithë ndihma ushqimore nga maune ishte ngarkuar në 12 kamionë.

“Ne e bëmë atë!” shkroi ai, duke shtuar se ky ishte një provë për të parë nëse ata mund të sillnin edhe më shumë ndihmë në dërgesën e ardhshme – deri në “mijëra tonë në javë”.

Në një deklaratë, Izraeli tha se anija Open Arms dhe ngarkesa e saj u inspektuan në Qipro dhe se trupat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit ishin vendosur pranë për të siguruar vijën bregdetare./ar/sh/SYRI.NET

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button