Life Style

JO NDËRHYRJE ESTETIKE NËN 18 VJEÇ/ Mjekët: Nuk është e këshillueshme, kini kujdes!

Ndryshimet estetike janë një opsion për shumë persona, por mjekët rekomandojnë të rijntë nën moshën 18 vjec që të mos kryejnë ndryshime për shkak të arsyeve shëndetësore. Sakaq në qendrat estetike, buzët janë një nga ndërhyrjet më të kërkuara, veçanërisht nga femrat që dëshirojnë të përmirësojnë pamjen e tyre.

Ndërhyrjet estetike sa vijnë dhe janë më të shpeshta te të rinjtë, por jo vetëm. Në qendra drejtohen grupmoshat të ndryshme madje edhe ato nën 18 vjeç.

Doktoresha Denisa Zhegu në një intervistë për “Ora News” thotë se kurrsesi të rinjtë nën moshën 18 vjeç nuk mund të kryejnë ndërhyrje .

I drejtohen klinikës edhe persona nën 18 vjeç, por unë i them “Jo”. Pasi ata nuk janë të gatshëm për të kryer ndërhyrje dermo-estetike. Sepse nuk janë koshientë as vetë ata të asaj që kërkojnë. 

Më shumë ndjekin trendin, shikojnë mbase në “Instagram”, “Tiktok”, apo diçka të tillë dhe nuk janë koshientë në të vërtetë për atë që duhet apo duan të bëjnë”, shprehet mjekja.

Për doktoreshën ndërhyrjet estetike që kërkohen më shumë janë buzët.

“Një pjesë shumë e madhe kërkojnë rimodelimin e buzëve. Ka pastaj nga ata që kërkojnë rimodelimin e mollëzave, apo konturime të të gjitha pjesëve të fytyrës, por kjo varet shumë nga individët e veçantë. 

Por trendet janë konturimet me acidin aleuronik, buza është kryesorja. Grupmoshat janë të ndryshme, por në varësi të kërkesave që kanë”,thekson mjekja Denisa Zhegu.

Doktoresha thotë se është e rëndësishme që përpara se të kryeni një ndërhyrje të konsultoheni me një mjek të kualifikuar për të bërë një zgjedhje të informuar për shëndetin dhe pamjen tuaj./Nga Sonila Musai

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button