“Je një monstër”, Sara reagon ndaj akuzave të babait: Sot më braktise për herë të dytë!
Gjatë ditës së sotme, kudo nëpër rrjet ka qarkulluar një video e babait të Sara Gjordenit, ish-konkurrente e formatit të ‘BBV3’, ku ai tregonte versionin e tij të historisë së ndarjes nga ish-bashkëshortja, si dhe hidhte poshtë akuzat e bëra më parë ndaj tij të Sarës.
Pas akuzave të saj, babai i Sarës ka dhënë intervistën e tij të parë ku ka treguar arsyen e vërtetë të ndarjes bashkëshortore.
Ndërkohë më vonë edhe Sara ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të babait, dhe shprehet se ndjehet tepër e shokuar.
Turp, sot më theve zemrën dhe më braktise për herë të dytë.
Je shembulli më i keq i një babai dhe qenia më e ulët që ka shkelur në tokë”, ka thënë Sara.
Në një seri postimesh në Instagram, ajo ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat e babait të saj.
“Të përbaltësh fëmijën tënd është tjetër nivel, jam e shokuar”, shkruan ajo në një reagim tjetër./Pamfleti