Finalet e Botërorit të Skive, Lara Colturi renditet e 16-ta
Lara Colturi ka mbyllur aventurën e saj sezonale në Kupën e Botës në disiplinën e Sllallomit.
Në Saalbach të Austrisë në finalet e Cirkuitit u zhvillua finalja e Sllallomit.
Skiatorja Kuqezi u rendit në vendin e 16-të.
Në këtë disiplineë, Lara e mbyll sezonin duke qenë në top-25 dhe si skiatorja më e re në këtë klasifikim.
Lara do të garojë dhe në finalen e Sllallomit Gjigant, që do të jetë gara e fundit për të.
Skiatorja italiane, e cila ka vendosur që të përfaqësojë Shqipërinë, po arrin rezultate fantastike në arenën ndërkombëtare, duke u kthyer në një ambasadore për vendin tonë.
Colturi synon që t’i sjellë një medalje olimpike Shqipërisë, teksa vijon përgatitjet intensive për këtë objektiv të rëndësishëm që i ka vënë vetes./OraNews