Lajme

SPAK përfundon hetimet për koncesionin e sterilizimit, Ilir Beqaj zyrtarisht i pandehur

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për koncesionin e sterilizimit dhe mëngjesin e sotëm, Prokurorët po ua komunikojnë akuzat të pandehurve dhe 8 personave që janë proceduar më herët.

Gazetari Edison Vatnikaj raporton se edhe ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt do i komunikohet akuza për “Shpërdorim detyre” të hënën.

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë: Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu.

Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shpërdorim detyre, e kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”./Nga Edison Vatnikaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button