Këngëtarja e famshme dhuron 5 milionë dollarë për familjet e prekura nga uraganet
Këngëtarja e famshme, Taylor Swift, ka vendosur që të dhurojë 5 milionë dollarë për të ndihmuar popullsinë e prekur nga uraganet “Helena” dhe “Milton”.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e organizatës joqeveritare “Feeding America”, Claire Babineaux-Fontenot, për mes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“Kjo shumë do të ndihmojë komunitetet të rimëkëmben dhe të rikuperohen, duke siguruar ushqim, ujë të pastër dhe furnizime të nevojshme për njerëzit e goditur nga këto stuhi shkatërruese. Së bashku mund të bëjmë shumë për të ndihmuar familjet që po përballen me sfisat e mëdha përpara tyre”, shkroi drejtoresha në postim, teksa shprehu mirënjohjen e thellë për këtë donacion.

Mediat e huaja shkruajnë se ylli i muzikës ka marrë pjesë në shumë aksione të ngjashme edhe më parë, duke dhuruar një milion dollarë vitin e kaluar për ndihmë pas stuhive që goditën Tennessee-n.
Por jo vetëm kaq, pasi Swift gjithashtu dhuroi 100,000 dollarë për familjen e një gruaje 44-vjeçare që u vra në një sulm me armë gjatë festimeve të fitores së Kansas City Chiefs në Super Bowl.
Pas suksesit historik të turneut të saj “Eras Tour” dhe popullaritetit të vazhdueshëm të muzikës së saj, Taylor Swift është bërë zyrtarisht muzikantja më e pasur në botë duke ia kaluar Rihanna-s me një pasuri neto prej 1.6 miliardë dollarësh.
Forbes konfirmoi lajmin duke përditësuar statusin financiar të Swift pas suksesit historik të turneut të saj “Eras Tour” dhe popullaritetit të qëndrueshëm të muzikës së saj. Taylor Swift tani kryeson listën e muzikantëve më të pasur, duke tejkaluar pasurinë neto të Rihanna-s prej 1.4 miliardë dollarësh. Përveç titullit të artistes më të pasur, ajo është në vendin e dytë në listën e përgjithshme të muzikantëve më të pasur (femra dhe meshkuj), menjëherë pas Jay-Z, i cili ka një pasuri prej 2.5 miliardë dollarë. / G SH