Lajme

Aksion si në filma/ Polici grek së bashku me shqiptarin transportojnë drogë me makinë zyrtare, gjatë ndjekjes përplasen me 3 mjete! E pëson edhe një efektiv tjetër, ishte duke pirë…

Një efektiv policie në Igumenicë është kapur duke transportuar rreth 100 kg kokainë me makinë zyrtare. Pasagjer në automjetin ku u kap droga ishte edhe një shtetas shqiptar.

Policia u vendos në ndjekje të makinës zyrtare pasi efektivi 41-vjeçar nuk u ndal për kontrollin e nevojshëm.

Gjatë ndjekjes, efektivi, i cili ishte në shërbim patrulle së bashku më një kolegun e tij, humbi kontrollin e automjetin duke përplasur tre makina të parkuara duke i shkaktuar dëme.

Pas kontrollit brenda makinës së policisë u gjetën 19 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 102 kg e 670 gram. Pasagjer në automjet ishte edhe një 41-vjeçar shqiptar.

Në momentin e arrestimit, efektivi 41-vjeçari ishte në detyrë patrullimi së bashku me kolegun i tij, i cili gjithashtu u vendos në pranga.

Teksa efektivi po transportonte drogë, kolegu i tij 50-vjeçar, i cili normalisht duhe të ishte në krye të detyrës, ishte në një kafene në zonën Sayada të Thesprotisë.

Madje ai kishte lënë pistoletën e shërbimit në makinën me të cilën kolegu i tij po transportonte drogën./panorama

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button