Bota

Vetëvarja e mistershme e zv/presidentit të kompanisë më të madhe ruse të naftës e gazit, Lukoil

Vitaly Robertus zv/presidenti i kompanisë më të madhe ruse të naftës dhe gazit ‘Lukoil’, është vetëvarur në zyrën e tij.

Zëvendëspresidenti i gjigantit rus ‘Lukoil’, është gjetur i vdekur në tualetin e zyrës.

‘Me pikëllim të thellë duhet të njoftojmë se zëvendëspresidenti ynë Vitaly Vladimirovich Robertus ka vdekur papritur në moshën 54-vjeçare’, njoftoi kompania, pa dhënë asnjë detaj tjetër.

Raportohet se pak para vdekjes, Robertus kishte thënë se nuk ndihej mirë dhe kishte kërkuar ilaç për dhimbjen e kokës. Menjëherë më pas u mbyll në zyrën e tij për disa orë pa iu përgjigjur telefonit. Më pas punonjësit vendosën të futeshin me forcë në zyrë ku dhe gjetën trupin.

Ai është zyrtari i katërt i lartë i Lukoil që vdes që nga fillimi i luftës në Ukrainë./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button