Ekonomi

Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare, Muceku: Zbulimi i H2 një lajm fantastik për botën

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë dhe prestigjozja National Geographic i ka kushtuar një artikull minierës së Bulqizës, si një ndër depozitat me sasi të konsiderueshme të kësaj lënde.

Zbulimi i një sasie të madhe hidrogjeni thellë në një minierë shqiptare ka bërë që studiuesit t`i futen kërkimeve për më shumë gaz të bllokuar nën Tokë.

Barthyl Muceku, petagog i gjeoogjisë dhe minierave i ftuar në edicionin e mesdites në ‘Syri Televizon” u shpreh se prej më shumë se një vit e gjysmë është pjesë e një bashkëpunimi shkencor me kolegë francezë që para një viti e gjysmë erdhën këtu dhe bënë një fushatë për zbulimin e burimeve termale.

Deklarata e tij:

Hidrogjeni që u zbulua në Bulqizë fatmirësisht është një lajm për botën, dhe jo vetëm për ata të cilët punojnë në minierën e Bulqizës.

Aktualisht është vënë re nga të gjithë se moti ka ndryshuar e shumë shkencëtarë dhe njerëz mendojnë se kjo vjen nga ngrohja globale, pra shkaktohet nga përdorimi i karburanteve të sic është nafta gazi apo cfarë do lloj lënde që i shkakton këto gazra.

Prandaj e gjithë bota dhe direktiva e vendeve të zhvilluara është që të kërkohen burime alternative që nuk shkaktojnë ndotje në mjedis.

Një ndër këto elemente është hidrogjeni i cili kur digjet nuk çiron gazra që dëmtojnë atmosferën, por vetëm avull edhe ujë. Për këtë arsye përbën një rëndësi të madhe për ta gjetur atë në mënyrë natyrore.

Më shumë se një vit e gjysmë jam pjesë e një bashkëpunimi shkencor me kolegë francez që para një viti e gjysmë erdhën këtu dhe bëmë një fushatë për zbulimin e burimeve termnale duke menduar se vijnë nga thyerje të thella, duke kërkuar për hidrogjen.

Pastaj pamë se në Bulqizë kishte probeme me hidrogjenin dhe duke diskutuar me një koleg, profesor Gozgolli e ka llogaritur rreth 200 ton në vit hidrogjenin dhe metanin e Bulqizës ku shifra është po e njëjta dhe kjo gjë ka bërë bujë në botë pasi nuk ishte e njohur.

Ne si grup mendojmë se është një rezervuar që nuk është në sasi të mjaftueshme për të zëvendësuar kromin, por është një shembull në botë se si hidrogjeni në mënyrë natyrore ekziston.”/SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button