Klea Huta shpërthen kundër Eglës: Sa keq të paskan trajtuar gjatë gjithë jetës tënde…
Klea Huta ka vendosur t’i drejtohet Eglës, duke e konsideruar se një personazh që pështyn aty ku ka ngrënë.
Ashtu si edhe shumë personazhe të njohur, të cilët shpesh herë ndajnë mendimet e tyre rreth banorëve brenda shtëpisë së BBV, Klea Huta ka vendosur t’i drejtohet Eglës, duke e konsideruar se një personazh që pështyn aty ku ka ngrënë.
Shkak për kritikat nga ana e Kleas është bërë pikërisht fakti se Egla ka bashkuar fuqitë me skuadrën e Julit për t’ju kundërvënë Romeos, me të cilin më parë ka qenë afër.
“Hahahaha o Egla, po sa keq të paskan trajtuar gjatë gjithë jetës tënde që pështyn aty ku ke ngrënë mi shpirti vogël. Frymorët si Egla nuk kanë as besë, as fe as Din dhe as Imam. Më vjen keq për trupin tënd (tempullin e shpirtit) që duhet të mbajë brenda një shpirt si i yti. Romeos nuk po i bëni asgjë, përvecse po e forconi. Me të gjithë shtëpinë je therur dhe tani bën aleancë, o Zot sa qesharake. Armiku i mikut tim, që sot u zgjova dhe zgjodha ta bëj armik, është miku im. Më vjen keq për ty o shpirt i vogël ti, zemra vogël. Të duhet ndonjë duartrokitje apo mjaftohesh me një “ik grisu”?”./gsh