Vendi

Karnavalet e Shkodrës dhe Korçës zbresin në Tiranë për Ditën e Verës

Në Ditën e Verës, kryeqyteti ka pritur sot karnavalet nga Shkodra dhe Korça. Parada me maskat shumëngjyrëshe, filluan nga Pazari i Ri në Tiranë duke argëtuar edhe qytetarët.

Bashkia e Tiranës ka planifikuar aktivitete për të gjitha grupmoshat duke filluar nga pikturat për fëmijë, te koncerti që do të mbahet në mbrëmje nën tingujt e muzikës së Elton Dedës dhe bandës së tij.

“Shumëllojshmëria e aktiviteteve fton të gjithë banorët e Tiranës dhe jo vetëm, ta gjejnë veten në aktivitete të ndryshme duke filluar nga koncerte të ndryshme, në ekspozita, por edhe aktivitete sportive dhe kulturore. Qershia mbi tortë e gjithë këtyre aktiviteteve është Pazari i Ri sepse kemi këtu koncertin e darkës me Ton Dedën dhe bandën e vet”, është shprehur Kryebashkiaku i Natës, Rezart Cenaj. / OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button