Bota

Shpërthen disa sekonda pas lëshimit në orbitë raketa japoneze

Një raketë nga një kompani private japoneze shpërtheu disa sekonda pas lëshimit në orbitë. Start-up i Tokyo Space One synoi të ishte kompania e parë private japoneze që do të lëshonte një satelit në orbitë. Raketa Kairos, 18 metra e gjatë me lëndë djegëse të ngurtë u ngrit nga platforma e lëshimit të vendosur në prefekturën Wakayama, në Japoninë perëndimore, por disa sekonda pas lëshimit ajo shpërtheu, duke u kthyer në një top zjarri, duke gjeneruar tym të zi që u përhap rreth vendit dhe me mbeturina të djegura që bien në shpatet e maleve përreth.

Pamjet u transmetuan drejtpërdrejt nga NHK. Në një deklaratë, Space One tha se “detajet e mosfunksionimit janë duke u hetuar”.

Space One u themelua në vitin 2018 nga një ekip që përfshin kompani të mëdha teknologjike japoneze, duke përfshirë Canon Electronics, IHI Aerospace, firmën e ndërtimit Shimizu dhe Bankën e Zhvillimit të Japonisë të kontrolluar nga qeveria. Korrikun e kaluar, një tjetër raketë japoneze, Epsilon S, shpërtheu gjatë një prove, rreth 50 sekonda pasi ndezi motorët e saj në prefekturën veriore të Akitës. Në janar, megjithatë, agjencia japoneze hapësinore (Jaxa) foli për suksesin e lëshimit të raketës së saj të re H3, nga qendra hapësinore Tanegashima, në jugperëndim të arkipelagut, pas vitesh vonesash dhe dy përpjekjesh të dështuara. Operacioni pasoi misionin e suksesshëm të uljes së një sonde pa pilot në Hënë, gjithashtu në janar, i cili e futi Japoninë në grupin e përzgjedhur prej 5 vendeve në botë që kanë arritur të zbarkojnë me sukses në sipërfaqen hënore, pas Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Indisë./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button