Rajoni

“Policët serbë më lidhën me pranga dhe tentuan të më…”/ Ish-banorja: I shava në shqip

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura së fundmi ka treguar se është arrestuar me 17 shkurt 2024, në ditën e pavarësisë së Kosovës nga disa policë serbë.

Modelja tha se si asnjëherë më parë disa policë Serbë të cilët ishin të veshur si policia e Kosovës e lidhën me pranga rreth dy orë dhe tentuan që ta dhunonin, kjo pasi Xhuili kishte ardhur nga Amerika për të festuar Pavarësinë në Brezovicë.

“Dua t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2024. Jam në Shtërpcë për momentin, ky qytet është i serbëve para se të shkosh në Brezovicë, dhe jam duke shkuar unë për një takim.

Hera e parë në jetën time që u futa në burg dhe më lidhën me pranga sepse unë erdha nga Amerika për të festuar dhe vendosa të shkoj në Brezovicë.

Madje ja ku jemi, këtu jemi te policia, më lidhën me pranga për dy orë, dhe po dua t’ju tregoj se atë ditë, ishin disa policë serbë, të veshur si Policia e Kosovës, më folën serbisht në Ditën e Pavarësisë së vendit tim. Nuk di nëse është mirë që po e them këtë publikisht, por më preku aq shumë, sa i shava në shqip.

Me brengë u thashë ‘na keni masakruar’ dhe ata më përgjigjen ‘ne thjesht po bëjmë punën tonë për pavarësinë’. Unë s’jam nacionaliste, por dua të theksoj: gjuha e parë në Kosovë është shqipja.

Kushdo që jeton në këtë vend të bukur duhet të mësojë shqip. Pastaj vjen anglishtja si gjuhë ndërkombëtare.

Më ofenduan, më mbyllën në makinë dhe u munduan të më gjuanin me shuplakë, asnjë polici nuk ia lejoj këtë, sepse nuk është e drejtë të bëhet diçka e tillë. ”– tregoi Juljana. / OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button