BotaKURIOZITETE

Pemët gjigante në Britani/ Filizat e marrë nga Kalifornia 160 vite më parë, arritën mbi 50 m lartësi

Në Britaninë e Madhe nuk mungojnë ambientet e gjelbra, por edhe pemët gjigante. Iniciativa e më shumë se një shekulli e gjysmë më parë, për të mbjellë 500 mijë rrënjë, sot shpërblehet me pemë të mëdha dhe të fuqishme që zbukurojnë parqet kryesore në vend

Filizat e tyre u mbollën 160 vite më parë, sot pemët e drurit të kuq gjigant arrijnë mbi 50 m lartësi në Mbretërinë e Bashkuar.

500 mijë pemë të vogla u morën fillimisht nga Kalifornia, që është vendi i origjinës me qëllim për t’i dhënë një tjetër dimension peizazhit, por edhe mjedisit.

Sot, vite më vonë ekspertët thonë se pemët kanë gjetur përshtatje shumë të mirë në Mbretëri, njësoj si në vendin e origjinës, ku shkojnë deri në 90 m.

“Në Kaliforni, është më e freskët dhe më e lagësht. Dhe ne kemi një klimë mjaft të ngjashme ndaj dhe kanë gjetur zhvillim”, tha studiuesi Dr. Wilkes.

Ai gjithashtu, sqaroi se si ky lloj i pemëve të drurit të kuq, është e aftë të thithë sasi të mëdha dioksidit të karbonit për shkak të përbërjes së saj.

“Ato mund të bllokojnë 10-15 ton karbon. Rriten shumë shpejtë. Pasi të arrijnë rreth 60 metra, ato do të jenë pemët më të larta në Britani dhe më pas do të vazhdojnë të rriten”, sqaroi Wilkes.

Druri i kuq gjigant u soll për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar nga viktorianët. Ata ishin simboli përfundimtar i statusit botanik, i mbjellë zakonisht në pronat e mëdha të të pasurve.

Pemë të tilla gjigante gjenden në Wakehurst, Susex, Skoci dhe Havering Country Park në Essex, si dhe pranë disa universiteteve në Londër.

Iniciativa për të krijuar një ambient të gjelbëruar dhe ajër më të pastër, po çon në mbjelljen e sa më shumë pemëve të drurit të kuq në Britani.

Ndërsa, në vendin e origjinës ato jo pak janë kërcënuar nga moti i nxehtë dhe zjarret intensive./Nga Anila Zyberaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button