ShowBiz

Lë vend për dyshime – Leonardo DiCaprio shfaqet i afërt me aktoren Teyana Taylor në një festë të Oscars

Leonardo DiCaprio dhe Teyana Taylor u panë shumë të afërt në një festë para Oscars.

Aktori 49-vjeçar u fotografua me yllin e “Coming 2 America”, 33 vjeçe, ndërsa merrte pjesë në festën e WME të organizuar në Beverly Hills, Kaliforni, të premten.

Një video nga ajo natë tregoi DiCaprio duke vendosur dorën e tij në pjesën e poshtme të shpinës së Taylor-it, gjersa ajo u përkul për t’i pëshpëritur diçka në vesh.

Screenshot 8 24

Në një tjetër klip, Taylor buzëqeshi ndërkohë që mbështillte krahët rreth qafës së yllit të “Titanic” dhe luante me flokët e tij.

Megjithatë, një burim i tha TMZ se dyshja – e cila aktualisht është duke punuar së bashku në një film të ri të Paul Thomas Anderson, pa emër – nuk po takohen dhe nuk ka asgjë romantike mes tyre.

Screenshot 9 16

Burimi më tej tha se aktori i famshëm është në një lidhje me dikë tjetër.

Në shtator, u raportua se ylli i “Departed” ishte në lidhje me modelen Vittoria Ceretti, 25 vjeçe.

Screenshot 10 15

DiCaprio ishte më parë në një lidhje me Camila Morrone për katër vjet përpara se të ndaheshin në 2022. /Telegrafi/

Screenshot 11 14

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button