Ky serial është aktualisht më i ndjekuri në Netflix, cilësohet si më i miri që ka dalë së fundmi
Seriali “The Gentlemen” është në vendin e parë të më të ndjekurve në Netflix në nivel global dhe po vlerësohet e madje e karakterizojnë si gjënë më të mirë që shërbimi prodhuar kohët e fundit.
Ky projekt është ngjitur në krye të listës globale të më të ndjekurve në platformën e transmetimit.
Kjo ndjek Eduard Hornimanin, djalin e larguar të një aristokrati anglez, i cili pas vdekjes së babait të tij, papritur trashëgon një pasuri prej 15,000 hektarësh dhe titullin e dukës, ndërsa njëkohësisht e gjen veten të përfshirë në botën e krimit të Londrës.
Në javën e parë në platformën e transmetimit, ka 81 milionë orë shikime me gjithsej 12 milionë shikime. Ka gjithashtu një rezultat prej 75 për qind në Rotten Tomatoes dhe 51 për qind në Metacritic.
“The Gentlemen” në Netflix – 10/10″, “Padyshim që ia vlen të shikohet”, “The Gentlemen” në Netflix është kaq i mrekullueshëm sinqerisht” – janë vetëm disa nga komentet që kanë lënë në Twitter. /Telegrafi/