Kontradiktë në spektaklin e Big Brother, fli dhe raki pak minuta pasi uruan Muajin e Shenjtë të Ramazanit
Në një prej mbrëmjeve të “Big Brother VIP Albania”, që pasqyron kontrastin dhe diversitetin e bashkëjetesës së banorëve të shtëpisë së famshme, u shënua një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Rike Roçi, njëra prej banoreve, u ngrit për t’i bërë urimet e festës së Ramazanit duke i dëshiruar mamit të saj që agjërimi t’i jetë i lehtë, ndërsa prezantuesi dhe banorët e tjerë u bashkuan me të për t’ju uruar të gjithë besimtarëve myslimanë për muajin e shenjtë.
Pak minuta më vonë, një ndodhi tjetër në spektakël solli një kontradiktë të dukshme. Banorja Erjola Doçi u befasua me një sofër të mbushur me gatime tradicionale dhe alkool, duke përfshirë edhe një gotë raki, të cilën ajo e ngriti një dolli në nder të babait të ndjerë të saj.
Ky veprim, edhe pse ishte në një kontekst të ndryshëm dhe të pavarur nga urimi i mëparshëm, shkaktoi reaksione në mesin e fansave të spektaklit. Në përputhje me traditat dhe normat e një pjese të madhe të shoqërisë, prezenca e alkoolit menjëherë pas urimeve për muajin e Ramazanit, u pa nga disa si një mungesë respekti ose thjesht një moskujdesje për ndjeshmëritë kulturore dhe fetare.
Në seksionin e komenteve në platformat sociale, “sy të mbrehtë” dhe komentuesit nuk ngurruan të shprehin zhgënjimin dhe kritikën e tyre. Ata diskutuan edhe për faktin se si në të njëjtën sofër që i ishte bërë surprizë Erjolës, ishte shërbyer peshk me djath – gjë që shkakton reaksion dhe helmim në organizëm. /Telegraf