Dështon misioni në orbitë/ Goditje në përpjekjet e Japonisë për të hyrë në tregun e satelitëve
Një raketë nga kompanitë private japoneze që u lëshua drejt hapësirës, shpërtheu disa sekonda pasi arriti në orbitë duke lënë pas tym, flakë dhe mbeturina. Dështimi shënon një goditje në përpjekjet e Japonisë për të hyrë në tregun potencialisht fitimprurës komercial të lëshimit të satelitëve.
Japonia dështoi në përpjekjet e saj për të hyrë në tregun komercial të lëshimit të satelitëve. Raketa që lëshoi drejt orbitës, shpërtheu pak sekonda më vonë.
Kohët e fundit përpjekjet për të pushtuar hapësirën në mënyra të ndryshme kanë qenë të shumta, një pjesë e të cilave përfundojnë më sukses, por janë të shumta edhe dështimet.
Ky është momenti i shpërthimit të një rakete me lëndë djegëse të ngurtë, nga një kompani private japoneze, vetëm disa sekonda pas lëshimit në orbitë.
Pamjet e transmetuara drejtpërdrejtë të misionit ‘Kairos’ që u lëshua në Japoninë perëndimore treguan se si gjeneroi tym të zi që u përhap rreth vendit dhe mbeturina të djegura që ranë në shpatet e maleve përreth.
Ndërsa sistemi i shuarjes së flakëve nisi të spërkaste ujë.
Në një deklaratë, kompania ‘Space One’ tha se detajet e mosfunksionimit të raketës 18 metra të gjatë nuk janë të qarta, por janë ende nën hetim.
Dështimet në përpjekjet e hershme për të lëshuar një sistem të ri rakete janë të zakonshme, madje edhe të pritshme, siç ilustrohet nga SpaceX .
Dështimi shënon ende një goditje për përpjekjet e Japonisë për të hyrë në tregun potencialisht fitimprurës komercial të lëshimit të satelitëve.
Plani ishte për ta vendosur misionin në orbitë rreth 51 minuta pas ngritjes. Mungesa e pjesëve dhe problemet e tjera thuhet e kishin shtyrë nisjen rreth 5 herë, për herë të fundit të shtunën.
Space One u krijua në 2018 nga një ekip biznesesh të mëdha teknologjike japoneze, përfshirë Bankën e Zhvillimit të Japonisë në pronësi të qeverisë./OraNews