Lajme
Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lushnjë
Një shpërthim i fortë ka alarmuar qytetarët këtë mbrëmje në Lushnjë.
Ngjarja raportohet në lagjen Kadri Qystri, në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale A.P. Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse dyshohet se është tritol.
Nga shpërthimi, ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, thuhet në njoftimin e policisë./Top Channel