Rama në Kukës: Shqipëria ka hapur një portë të re në ekonomi, drejtësi dhe pozicion të ri ndërkombëtar
Kryetari i PS, Edi Rama ishte sot në Kukës për procesin e rienergjizimit të PS me organizatat socialiste 0646 dhe 0646/1, që vijoi me anëtarësime të reja.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, “në këtë proces në të gjithë territorin e Republikës ne kemi angazhuar të gjitha forcat për të bërë një rienergjizim të PS. Për të hapur më tej PS-në, e cila ndër shumë gjëra të tjera që ka ditur të bëjë më mirë se të tjerët ka qenë reflektimi, konstatimi i boshllëqeve, përpjekjet për të korrigjuar të metat dhe gjithnjë pas çdo zgjedhjeje dhe gare është përpjekur të kuptojë se çfarë duhet dhe si mund ta bëjë më mirë, jo vetëm për t’u përgatitur për zgjedhjet e radhës, por edhe për të qenë më e gatshme për t’iu përgjigjur nevojave të kohës dhe të njerëzve”.
Sot është një kohë kur Shqipëria e ka hapur një portë të re. Ka hapur një portë të re për ekonominë e saj, ka hapur një portë të re për drejtësinë, ka hapur një portë të re dhe duke u vendosur në një pozicion të ri ndërkombëtar.
Por ama, pas kësaj porte të re ka një rrugë që vazhdon dhe ka qëllime të përbashkëta që kërkojnë edhe më shumë punë, edhe më shumë përkushtim për objektiva të përbashkëta strategjikë, që janë objektiva strategjikë të vetë Shqipërisë”, tha Rama./OraNews