Vrasja e ish-boksierit shqiptar në Itali, u qëllua nga dy autorë! Dosjet penale zbulojnë anën e errët të Besar Nimanit
Policia gjermane vijon të jetë në kërkim të autorëve të vrasjes së ish-boksierit shqiptar, Besar Nimani, ndërkohë që të paqarta mbeten motivet e atentatit, që ndodhi të shtunën në Bielefeld.
Sipas mediave gjermane, pista e konfliktit mes grupeve kriminale është hequr dhe dyshohet se vrasja ka motive personale.
Megjithatë, CV-ja e Nimanit nuk përfshin vetëm dhjetëra tituj në boks, por edhe dosje të shumta penale. Babai i tre fëmijëve ishte shpesh në konflikt me ligjin, për shkak të sherreve të dhunshme.
Në vitin 2012, gjykata e qarkut në Bielefeld e dënoi kosovarin me 1350 euro gjobë për goditjen e një njeriu në kokë. Një vit më pas, një situatë në një qebaptore u përshkallëzua. Më 4 gusht 2013, Nimani dhe njerëzit e tij u përplasën me një shtetas turk. Pasi miku i Nimanit provokoi 44-vjeçarin turk, e goditi me një gotë birre në kokë. Turku nxori më pas një pistoletë, qëlloi sulmuesin e tij goditi me dy plumba në këmbë Nimanin.
Ndërkohë, vitin e kaluar, ish-boksieri u zbulua me gjysmë duzinë armë zjarri në bagazhin e tij, gjatë një kontrolli policor në Bavari. Ai u mbrojt para hetuesve duke thënë se i duheshin armët për të mbrojtur familjen. Por, nuk dihet nëse Nimani është kërcënuar apo po kryente kontrabandë dhe përdori këtë justifikim për t’u shfajësuar.
Në fundjavën që lamë pas, 38-vjeçari u qëllua sapo doli nga një restorant ku kishte darkuar, duke humbur jetën në vendngjarje./Top Channel