ShowBiz

Mamaja e Ilnisës ka dy fjalë për hallvën e Eriolës dhe ja si i duket asaj marrëdhënia e së bijës me Meritonin

Në puntatën e kaluar të Big Brother VIP Albania, me rastin e 8-Marsit, vajzave dhe grave të shtëpisë ju bë nga një surprizë. Ndërsa Ilnisa me rastin edhe të ditëlindjes së saj u surprizua nga nëna dhe e bija. Gjatë transmetimit “live” mamaja e saj nuk bëri komente të gjata mbi lojën e Ilnisës apo se si i dukej marrëdhënia me Meritonin me të cilin kanë disa vite diference, por këto i ka komentuar në prapaskenë.

“Boll që ajo bëri një hallvë dhe e ndau nuk do ta pranoja edhe në kuadër të lojës. Unë po të isha aty brenda ta them me sinqeritet Eriolën nuk do ta kisha falur qoftë edhe nga ky veprim.

Romancën e Ilnisës me Meritonin e shoh në kuadër të lojës, por edhe sikur të jetë e vërtetë ajo e di vetë. Unë jam nëna e saj por në privatësinë  e Ilnisës nuk ndërhyj. Nëse ajo një ditë do lëndohet dhe nuk do të ndihet mirë, mbështetja ime prapë nuk do ti mungojë. Ilnisa është një shembull që do të rrisë vajzën e saj dhe do t’i japë edukatën nuk më takon mua le të jem nëna e saj”, është shprehur mamaja e gazetares./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button