Bota

John Cena shfaqet lakuriq në skenën e “Oscars” për të prezantuar çmimin e ‘kostumografisë më të mirë’

John Cena u shfaq gati lakuriq në skenën e “Oscars 2024”, duke kujtuar një nga momentet më të çmendura në historinë e Akademisë së Filmit kur një burrë lakuriq vrapoi në skenë në çm imet “Oscars 1974”.

Kjo ndodhi në kulmin e modës së ’70-ve të “streaking”, kur njerëz të zhveshur ndërhynin shpesh në ngjarje publike, shkruan Variety.

Kostumet janë shumë të rëndësishme”, tha ai, edhe pse ishte i zhveshur i gjithi.

Cena është lidhur me “Oscars” këtë vit falë rolit të tij në filmin “Barbie”, i cili është nominuar për tetë çmime akademie.

Ai zbuloi në “The Howard Stern Show” disa javë përpara “Oscars” se një agjenci i kishte këshilluar të mos paraqitej në “Barbie” në një rol episodik./Telegrafi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button