Bota

Deklarata e Papa Françeskut shkakton reagime

Vatikani: “Flamuri i bardhë” nuk nënkupton dorëzimin

Deklarata Papa Françeskut ku i bën thirrje Ukrainës të gjejë kurajë për të ngritur edhe flamurin e bardhë nëse është nevoja, vetëm për t’i hapur rrugë bisedimeve për zgjidhje paqësore të konfliktit me Rusinë, shkaktoi reagime të shumta kundër.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i quajti deklaratat e Papës, si ato të një vëzhguesi nga larg që nuk i njeh dhimbjet dhe vuajtjet e popullit ukrainan, ndërsa refuzoi thirrjet e tij.

Ministri i jashtëm polak Radosllav Sikorski, tha se Putin largohet nga Ukraina vetëm nëse përballet me një forcë aq të madhe sa e ajo e tij në këtë vend. Presidenti i Lituanisë Edgar Rinkevics tha se flamurin e bardhë duhet ta ngrejë e keqja, e cila duhet luftuar.

Megjithatë, shefi i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni sqaroi për mediat se me “flamur të bardhë“ Papa Françesku nënkuptoi lënien mënjanë të armiqësive për një qëllim të madh, arritjen e një armëpushimi për të shmangur shndërrimin e konfliktit në një luftë botërore me pasoja shfarosëse nga përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë.

Ndërsa Kremlini tha se gjithnjë është treguar i gatshëm për negociata paqeje./Tv Klan

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button